Botë
OKB, Rusia u vë veto hetimeve në Siri
18.11.2017 12:38
Rusia ka vënë veton ndaj një propozimi për të mbajtur përkohësisht aktiv një hetim të OKB-së se kush është përgjegjës..

Rusia ka vënë veton ndaj një propozimi për të mbajtur përkohësisht aktiv një hetim të OKB-së se kush është përgjegjës për sulmet e armëve kimike në Siri, një ditë pas bllokimit të zgjatjes një vjeçare të hetimit.
Vetoja në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ishte vetoja e 11-të e Moskës e rezolutave të OKB-së rreth luftës civile siriane që nga fillimi i konfliktit në vitin 2011. Mandati për hetimin e përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike ka skaduar në mesnatë më 17 nëntor. Shtyrja e hetimeve për një muaj u propozua nga Japonia për ti dhënë kohë Rusisë dhe fuqive perëndimore për të negociuar rreth vazhdimit të hetimeve.
"Rusia po humbë kohën tonë," tha ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, pas vetos. "Veprimet e Rusisë sot dhe në javët e fundit janë përpjekje për të vonuar, për të tërhequr vëmendjen dhe përfundimisht për të mposhtur përpjekjet për llogaridhënie për sulmet më armë kimike në Siri", tha ajo.
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse ka deklaruar se zgjatja 30- ditore ishte "e pakuptimtë" dhe se veprimi urgjent në punën e panelit të ekspertëve nuk ishte i nevojshëm.
