Botë

Paris, arrestohen 26 persona nga ish republikat sovjetike

18.11.2017 13:11

26 persona nga ish-republikat sovjetike janë arrestuar në Paris, nën akuza për vjedhje, zhvatje dhe të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal...

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë me anë të një deklarate ka bërë të ditur se të dyshuarit janë "anëtarë të një grupi kriminal që vepron në Francë" dhe se ata u arrestuan në një operacion të përbashkët të kryer nga policia franceze për krime dhe financa, së bashku me zyrtarë të ambasadës gjeorgjiane në Paris.
 
Zyrtarët e zbatimit të ligjit konfiskuan sasi të mëdha parash, armë zjarri, maska, dokumente të falsifikuara dhe automjete të vjedhura tha ministria. Qytetarët e Gjeorgjisë, duke përfshirë pesë "shefat e krimit" dhe gjashtë gra ishin ndaluar, njoftuan zyrtarët.