Maqedoni

Qyteti i Shkupit subvencionon ngrohjen me peleta, qytetarët pak të interesuar, preferojnë drurin

18.11.2017 13:42

Shkupjanët të cilët do të blejnë stufa me pelet, Qyteti i Shkupit që nga 15 nëntori...

Shkupjanët të cilët do të blejnë stufa me pelet, Qyteti i Shkupit që nga 15 nëntori ka filluar me ndarjen e sumbvencioneve me vler prej 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë përfshi TVSH-në. 
 
“Të drejtë për pjesëmarrje në këtë thirrje publike kanë banorët e Qytetit të Shkupit, përkatësisht amvisëritë në komunat:Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe saraj, të cilët do të blejnë stufa me peleta  për ngrohje të hapësirës së banimit së tyre, nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje publike duhet të dorëzojnë Formularin për shfrytëzimin e të drejtës  për  kompensim. Në Thirrjen publike nuk kanë të drejtë të marrin pjesë amvisëritë që janë të lidhura në sistemin e ngrohjes qendrore të qytetit, pavarësisht nëse e përdorin atë ose jo, si dhe pronarët objekteve të banimit që janë ende në fazën e ndërtimit dhe nuk jetojnë në ndërtesa”, thon nga qyteti i Shkupit. 
 
Qytetarët e anketuar në komunën e Çairit nuk kanë shum interesim për këtë mëlnyrë të ngrohjes qoft edhe me sumvencione. Disa të anketuar thon se edhe këtë dimër  do vazhdojnë të ngrohen me dru dhe energji elektrike. 
 
“Të shofim nëse janë mundësit dhe del lëverdia atëher do të aplikojmë”...
 
“Ka sumvencione por mvarët për kënd,dihet se si shkon ajo punë,nuk ka për të gjithë ska mundësi,ish kan mir por mundësia mvaret,ndoshta kishmi apliku por mvaret sa do të kemi suskses, kështu që nuk edi si të them, për momentin me rrym”...
 
“Me pelet jo më mir me dru,kanë ardhë më kan ofru pelet por jo më mir me dru”...
 
“Me dru vetëm me dru. Keni ndërmend të ndërroni drurin me pelet? Njëher jo”...
 
“Me dru, skam qen i informum për këto gjana”.... 
 
“Vetëm me dru, i kam do miq ata janë shum të kënaqur me pelet,edhe më pastër edhe ajri më i pastër”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Nga qyteti i Shkupit bëjn të ditur se masa për subvencionim për ngrohje me pellet ka për qëllim uljen e ndotjes së ajrit, një pjesë e së cilës shkaktohet pikërisht nga lëndët që përdoren për ngrohje nga ana e amvisrive. Thirrja publike do të zgjasë 7 ditë përkatësisht prej 15 deri më 22 nëntor dhe do të realizohet sipas parimit, i ardhuri i parë, i pari shërbehet’’.
 
Blerësi i koftorit me peleta kërkesën e tij për shfrytëzimin e të drejtës për kompensimin e një pjesë të shpenzimeve, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm duhet ta dorëzojë në zarf të mbyllur në pushtetin local të Qytetit të Shkupit që është I vendosur në  bulevardin Ilinden 82, çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 16:00. 
 
GYLTENE SINANI