Futboll
Franca s’do ta ketë lehtë kundër Nigerisë
30.06.2014 17:24
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, mendon se përballja e skuadrës së tij kundër Nigerisë...

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, mendon se përballja e skuadrës së tij kundër Nigerisë, do të një ndeshje e vështirë, sepse sipas, tekniku francez, nigerianët kanë një skuadër shumë të fortë.
Franca dhe Nigeria do të përplasen sonte në orën 18:00, në 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’.
Deschampas thotë se është i kënaqur me performancën e skuadrës së tij në fazën e grupeve, por ai kërkon që forma e mirë e ‘gjelave’ të vazhdojë edhe në sfidat e radhës.
“Përballë Nigerisë nuk do ta kemi të thjeshtë. I sigurt është fakti se ata do të na hapin shumë probleme pasi kanë në skuadër sulmues shumë të shpejtë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment”, ka thënë Deschamps.
Ai beson se Franca ka potencial që të kalojë me sukses pengesën e quajtur Nigeria.
