Maqedoni
Kuvend, miratohet rishpërndarja e 1.6 miliardë denarëve
18.11.2017 18:10
Me 51 vota për, 25 abstenime dhe asnjë kundër, kuvendi miratoi vendimin për rishpërndarjen e 1.6 miliardë denarëve të dedikuara për shfrytëzuesit për buxhetit të pushtetit qendror dhe fondeve...

Ministri i Financave Dragan Tevdovski sqaroi se shkurtohen mjete nga sfera të cilat nuk do të mund të realizohen ndërkaq sipas tij fondet e tilla do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve të grumbulluara.
“Propozohet, shlyerja e disa borxheve të mbetura, për sallën e madhe të filharmonisë maqedonase, për paisje në MPB, për objekte ndërtimore, parasegjithash për objektin e fakulltetit të arteve, tetarin shqiptarë në Shkup, teatrin dhe bibliotekën në Tetovë, për përkthimin dhe shtypjen e literaturës profesionale, për përkthimin e librave nga autor eminent dhe libra falas. Më këto shlyerje të disa borxheve të mbetura sigurohen kursime në 10 vitet e ardhshme si rezultat i shmangjes së interesit dhe shpenzimeve eventuale për procedura gjyqsore për shkak të mos pagesave me kohë”, tha Dragan Tevdovski, ministër i financave.
Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzuan pushtetin se janë të papërgaditur në realizim e buxhetit.
“U pregaditët gjat kohë për pushtet ishit opozitë ju besuart në atë ne jo. Duheshte që të hyni të pregaditur në institucione. Ky vendim është diagnozë se nuk jeni të përgaditur ndërkaq gjashtë muaj jeni pushtet”, tha Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE.
Vasko Kovaçevski nga LSDM u kunderpërgjigj se bëhet fjalë për vendim praktik të qeverisë.
“E mbështesim këtë vendim pasi që do të kemi zbatim praktik dhe do t’i shkarkojmë nga ngarkesa e madhe që kanë disa ministri për shkak të pamundsisë për t’i realizuar detyrimet deri në fund të vitit”, tha Vasko Kovaçevski, nga LSDM.
Shkurtimin po e bëni në sfera që nuk kanë shum publicitet, akuzoi Liljana Kuzmanovska por që në të njejtën kohë kanë domethënie për zhvillimin dhe rritjen e BPV-së, ndërkaq Goran Milevski nga PLD, vlersoi se parat po kthehen në ekonomi ndërsa tha se nuk është korrekte që të akuzohet për paaftësi në rtealizimin e buxhetit në kushte kur ka pasur krizë politike dhe zgjedhje lokale.
NAIM RAMADANI
