Maqedoni

Rivarrosen mbetjet mortore të viktimave nga vitit 1913 e deri pas luftës së dytë botërore

18.11.2017 18:14

Nën patronatin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, sot në Zajaz u zhvillua ceremonia e rivarrimit të viktimave nga viiti 1913 e deri pas luftës së dytë botërore...

Nën patronatin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, sot në Zajaz u zhvillua ceremonia e rivarrimit të viktimave nga viiti 1913 e deri pas luftës së dytë botërore, që dëshmojnë gjenocidin e vazhdueshëm ndaj popullatës së pafajshme shqiptare dhe të kaluarën e dhimbshme historike e cila duhet të kujtohet dhe respektohet nga gjeneratat e reja.
 
Në qendrën përkujtimore Nëna shqiptare në Zajaz të Kërçovës sot u varrosën mbetjet mortore të viktimave që u gjetën në lokacione të ndryshme të rajonit të Kërçovës. Në këtë ceremoni që u zhvillua nën patronatin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, morën pjesë mysafirë nga vendi, Kosova e Shqipëria.  104 vjet më parë, bandat çetnike të frymëzuara nga ideologjia shfarosëse sërbe vërshuan në hapësirat shqiptare për të ushtruar gjenocidin e paparë mbi popullatën e pafajshme shqiptare duke ushtruar gjenocid ndaj familjeve vendore, burra gra e fëmijë të masakruar dhe më pas të hedhur në gropa e puse, të cilët ne sot i përcjellim në përjetësi, potencoi lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
 
Këto janë eshtrat që shkruajnë historinë. Viktimat që u masakruan në periudha të ndryshme kohore, nga familjet Koxhajt, Dilajt, Xhakajt, Sulltana e Qafës dhe viktimat e shumta deri pas luftës së luftës së dytë botrore, janë dëshmi e historisë tonë të dhimbshme por edhe krenare. 
 
Në këtë ceremoni mortore Për gjenocidin e ushtruar ndaj popullatës vendore dhe të vërtetën historike folën edhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari,  bekim jashar, nipi i komandantit legjendar Adem Jasharit, Zëvendës kryeministri Hazbi Lika, Kryetari BFI Haxhi Sulejman ef. Rexhepi dhe eksperti i mjeksisë ligjore Dr.Agim Ramadani.
 
SHABAN DALIPI