Maqedoni

Zaev: Shumë flasim për BE-në, ka ardhur koha për aksion

18.11.2017 18:48

Është koha kur në BE dhe në Ballkan duhet më shumë të ketë aksion dhe jo diskutime...

Kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në panelin ekonomik rajonal që mbahet në Sarajevë.
 
“Shumë flitet në Bashkimin Evropian, flitet edhe këtu në Ballkan, por mendoj se koha është për aksion. Ne jemi sot këtu të mbledhur bashkë, që të njoftojmë diçka që me siguri është e nevojshme edhe për Bashkimin Evropian por me siguri edhe për Ballkanin, ndërsa kjo është që mjaft ishte me kuazi-patriotizmin, mjaft e kishim me debate, koha është për aksion, ndërsa alternativa e vetme për të ndryashuar diçka konkrete është socialdemokracia”, deklaroi Zaev.
 
Sipas tij është koha që të kthehen njerzit e rinj, të organizohet shteti për të gjithë, shoqëri të barabartë dhe të ndërtohet bashkëpunim rajonal më i gjërë.