Botë
Haradinaj në Bruksel, dominoi çështja e vizave
18.11.2017 18:50
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit, të mbajtur dje në Bruksel...

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit, të mbajtur dje në Bruksel, sot ka mbajtur një konferencë për media në Prishtinë, ku ka sqaruar se temë e takimeve ka qenë çështja e libreralizimit të vizave dhe e statusi i kandidatit për Kosovën.
Haradinaj ka mohuar lajmet se konferenca e paraparë të mbahej me shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, nuk ka ndodhur si pasojë e lëshimit të takimit nga kjo e fundit, meqë ishte revoltuar me Haradinajn, pasi ai kishte kërkuar rol kyç të SHBA-ve në dialog.
