Futboll

Low kërkon që Gjermania të mos e nënvlerësojë

30.06.2014 18:59

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka kërkuar nga skuadra e tij që të mos e nënvlerësojnë Algjerinë...

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka kërkuar nga skuadra e tij që të mos e nënvlerësojnë Algjerinë.
 
Gjermania dhe Algjeria do të ndeshen sonte në orën 18:00, në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror ‘Brazili 2014’.
 
Tekniku gjerman mendon se Algjeria në mesin e vet ka disa lojtar të shquar, e të cilët sipas tij, janë të rrezikshëm.
 
“Ne e kemi parë se Algjeria nuk e ka vetëm një lojtar të madh. Ata kanë disa lojtarë cilësor. Ekipi i tyre është shumë i bashkuar. Gjithkush është i gatshëm për të dhënë më të mirën. Është një ekip i ekuilibruar”, ka thënë Low.
 
Strategu gjerman beson se skuadra e tij do t’ja dalë ta fitojë përballjen me Algjerinë dhe të kualifikohet në çerekfinalen e Botërorit 2014.