Botë
Spanjë, shpëtohen 500 migrant në mesdhe
18.11.2017 19:31
Rreth 500 emigrantë nga Afrika, janë shpëtuar nga anijet spanjolle të shpëtimit në detin Mesdhe....

Autoritetet spanjole njoftuan se 461 emigrantë kanë mbërritur në portin jugor të Kartagjenës të shtunën, pasi u shpëtuan nga 44 anije të ndryshme. Anijet drejt Spanjës, thuhet se u nisën nga Algjeria.
Kryqi i Kuq u vendos në port për t’i ofruar ndihmë emigrantëve. Ndërsa edhe 40 emigrantë u kapën në dy anije në ngushticën e Gjibraltarit. Bernabe e quajti valën e emigrantëve "një sulm të koordinuar dhe të papranueshëm në kufijtë” spanjoll.
