Maqedoni

Ohër, një trup i pajetë gjendet në ujërat e liqenit

18.11.2017 19:13

Një trup i pajetë është vërejtur dje në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit “Bafallo biç” tek ura në kanalin “Studençisht”...

Siç informuan nga policia e Ohrit,trupin  në orën 11 e 55 minuta e ka vërejtur një kalimtar rasti i cili ka lëvizur nëpër shtegun për këmbësorë nga ura tek kanali “Studençisht” drejt “Parkut” rreth dy metra largësi nga bregu, I cili menjëher e ka njoftuar policinë.
 
Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë po bëhet ekspertizë e udhëhequr nga Prokurori publik dhe ekipet policore të SPB Ohër. Policia e ka konfirmuar identitetin e personit eviktimës. Bëhet fjalë për Filip Gj. I moshës 24 vjeçare nga Kërçova , me vendqëndrim në Ohër, i cili më 16 nëntor ishte zhdukur.