Futboll
Parashikim: Francë - Nigeri
30.06.2014 17:00
Super përfaqësuasja e Didier Deschamps është favorite ndaj Nigerisë që befasoi me një paraqitje pozitive ndaj Argjentinës pavarsisht humbjes.

Vendi: Estádio Nacional de Brasília, Brasília
Koha: 30 qershor 2014, e hënë nga ora 18:00
Gjyqtar kryesor: M. Geiger
Takimi: Francë - Nigeri
Super përfaqësuasja e Didier Deschamps është favorite ndaj Nigerisë që befasoi me një paraqitje pozitive ndaj Argjentinës pavarsisht humbjes. Franca vije pas dy fitoreve dhe një barazimi dhe sonte nuk pritet të ketë edhe shumë probleme ndaj kombëtares kampione të Afrikës. Te trekolorët mirëpritet rikthimi i Laurent Koscielny i cili dihet që në fillim kishte probleme me lëndime, kurse sot nga minuta e parë pritet të startoj edhe Giroud, Pogba e Sissoko. Te Nigeria, Moses mund të jetë në XI startuese edhe pse forma e tij nuk duket aspak pozitive.
Formacioni i mundshëm i Deschamps Lloris Debuchy, Varane, Koscielny, Evra Pogba, Matuidi Sissoko, Valbuena, Benzema Giroud
Ndeshjet e fundit të Francës
Ekuador 0-0 Francë
Francë 5-2 Zvicërr
Francë 3-0 Honduras
Francë 8-0 Xhamajka
Francë 1-1 Paraguaj
Ndeshjet e fundit të Nigerisë
Nigeri 2-3 Argjentinë
Nigeri 1-0 Bosnjë e Hercegovinë
Iran 0-0 Nigeri
SHBA 2-1 Nigeri
Greqi 0-0 Nigeri
Parashikimi: Francë 2-0 Nigeri
