Maqedoni
Mungesa e librave, shkollat: Mungesë e theksuar e librave; MASH: Zgjidhje vetëm përmes ndryshimeve ligjore
19.11.2017 15:53
Mungojnë një numër i konsiderueshëm i teksteve shkollore në shkollat fillore dhe të mesme në vend, thone drejtuesit e shkollave...

Kërkesat në dikasterin e arsimit janë bërë me kohë edhe atë qysh në muajin prill por ende nuk ka përgjigje nga Ministria.
Drejtori i sh. F. Adem Jashari, Halil Palloshi vlerëson se përvec mungesës së librave, shumë libra të cilët janë në përdorim e sipër nga nxënësit janë të amortizuara, sepse kanë kaluar 7 vite që ato nuk janë zëvendësuar me të reja edhe pse sipas vendimit paraprak nga MASH librat duhet të zëvendësohen me ekzemplarë të rinj çdo 5 vjet.
“Për klasën e dytë mungon gjuha angleze arsimi teknik 10 libra,për klasën e pestë gjuha maqedone dhe shqipe dhjetë libra,për klasën e gjashtë gjuha maqedone 100 libra, gjuha shqipe, arsimi teknik 88 libra,p ër klasën e shtatë gjuhë angleze 100 libra për klasën e tetë gjuhë angleze frenge dhjetë libra,për matematik biologji fizik kimi 100 libra. Kërkesa jonë është që të ketë libra të reja për vitin e ardhshëm komplet”, tha Halil Palloshi, drejtor në Sh.F. Adem Jashari.
“Ne i kemi porositur librat konkretisht nga gjashtë prilli gjashtë muaj më parë dhe ende nuk i kemi disa libra për klasë të shtatë, tetë edhe pse mësimi ka filluar tre muaj më parë, librat nuk i kemi”, tha Agim Ramadani, Arsimtar.
Nxënësit thonë se mungesa e librave vështirëson mësimin e njësive mësimore, librat ekzistues janë të dëmtuara dhe kërkojnë të pajisen me libra të reja.
“Ne kemi nevoj të bëjmë fotokopje por nuk kemi mundësi andaj kërkojmë libra të reja”...
“Librat janë përgjithësisht të dëmtuara, kopertinat, faqet të gjitha”, thanë nxënësit e anketuar.
Ndërkohë nga MASH për TVM 2 njoftojnë se numri më i madh i librave janë dorëzuar në shkolla, ndërkohë që po punohet në gjetjen e zgjidhjes përmes ndryshimeve ligjore për tejkalimin e të gjitha problemeve përfshi këtu edhe kontestin me shtëpitë e huaja botuese.
“Libra të caktuara nga gjuhë të huaja nuk janë dorëzuar në shkolla sepse në rrjedhë janë procedura apo konteste mes shtëpive botuese për atë se kush është distributor i autorizuar i librit. Disa konteste kanë përfunduar, disa vazhdojnë dhe MASH nuk mund ti blejë ato deri sa të përfundojnë procedurat. Për një libër ministri i mëparshëm ka sjellë vendim se e miraton për përdorim propozimin e një botuesi , të cilit tani një shtëpi e huaj botuese nuk ia jep të drejtat e distribuimit. Poashtu një numër i madh i librave të klasës së gjashtë është dashur të zëvendësohen vitin e kaluar por një gjë e tillë nuk është bërë. MASH këto mangësi i ka evidentuar dhe do ti zgjedh përmes ndryshimeve ligjore”, thonë mga MASH.
MASH njofton se tash më është formuar edhe grup punues i cili mnerret vetëm me shqyrtimin e të gjitha cështjeve për tejkalimin e problemeve dhe vendosjen e standardeve.
FLUTURA LATIFI TOPJOJANI
