Maqedoni
Propozim ligji për dëshmitarët e mbrojtur, Selmani: Fillon procedurë më argumentuese për PSP
19.11.2017 16:26
Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve të propozuar nga Qeveria i mundëson PSP-së...

Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve të propozuar nga Qeveria i mundëson PSP-së të sjellë vendime autonome për sigurimin e dëshmive dhe mbrojtjen e burimit të informatave në procedurat e ndjeshme në rastet që janë në kompetenca të PSP-së.
Sipas eksperti juridik Bashkim Selmani për PSP-në tani do të fillojë një procedurë më argumentuese, ku të akuzuarit kësaj radhe do të jetë më afër bankës së të akuzarit. Me propozim ndryshimet, PSP do ti ketë kompetencat e njejta që i ka Këshilli për mbrojtjen e Dëshmitarëve. Kjo do të thotë se PSP do të vendosë se kush do të jetë dëshmtarë i mbrojtur, për të cilën do të jënë në dijeni numër i caktuar i njërëzve pasi që siç paralajmërojnë ndryshimet këtë vendim Prokurorja Speciale Katica do ta bëjë e pavaruar nga Këshilli.
“Është fakt se një nga faktorët bazë është edhe dëshmitari i fshehtë apo I mbrojtur. Në këtë rast me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur atëherë do të filljë procedurë më argumentuese dhe PSP-së do ti mundësohet argumentimi dhe provimi jo vetëm të bëjë informacion për çështje penale por edhe e njejta gjykatës duhet edhe ti argumentohet. Ky ka qenë një proces prolongues deri më tani dhe më këtë plotësim për dëshmitarët e mbrojtur besoj që do të jetë më afër të drejtës dhe do ë këtë mundësi që keqbërësit të jenë më afër bankës së të akuzuarit”, tha Bashkim Selmani, ekspert juridik.
Për PSP –në akoma nuk është vonë ti merr dëshmitë e nevojshme edhe pse mandatet për ngritjen e aktakuzave të reja ka mbaruar. Sips propozim ndryshimeve PSP akoma mund të vazhdojë me procedurat për aktakuza te ngritura për shkak se mandati për të dëshmuar veprat që ndjek është 5 vite.
Me këtë ndryshime PSP do të vendosë për caktimin e masës për mbrojtje të dëshmitarit të mbrojtur edhe atë ruajtjen e fshehtësisë së identitetit,sigurimin e mbrojtjes personale, ndryshim të vendbanimit dhe ndryshim të identitetit.
Që të kërkohet dëshmitarë i mbrojtur është e nevojshme që prokuroria të ketë vështriësi të mëdha gjatë dëshmisë ose hetimit ku i duhet deklaratë e ndonjë personi I cili për shkak të frikës ose hakmarrjes kërkon mbrojtje të dëshmitarëve.
Ndryshe prokurorja publike Katica Janeva vitin e kaluar ka kërkuar ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve por që nuk gjeti mbështetje nga shumica e atëhershme parlamentare e VMRO-DPMNE-së.
FLORIJE BELULI KAMBERI
