Maqedoni

Diabeti, mjekët: Shtatëzënat të kontrollojnë sheqerin

19.11.2017 16:51

Numri i personave që lëngojnë nga diabeti sidomos i tipit 2 ,është në rritje e sipër, dhe llogaritet si vrasës i heshtur...

Ky problem shëndetësor nëse nuk diagnostikohet me kohe dhe nuk menaxhohet mire mund të sjellë një sërë  komplikimesh për shëndetin, nga humbja e shikimit e deri te amputimi i gjymtyrëve thekson endokrinologu Irfan Ameti.
 
Sipas tij kjo sëmundje i prek të gjitha kategoritë e personave madje edhe gratë shtatëzene tek të cilat diabeti i tipi 2 mund te gjenerojë aborte por edhe  komplikime per foshnjen. Mjeku Ameti u rekomandon femrave që para se të planifikojnë shtatëzaninë të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjakë.
 
“Dy nga 5 gra I takojnë moshës reproduktive ndërsa kanë diabet ne numër relevant. Jashtëzakonisht është me rëndësi të bëhet menaxhimi i mire i diabetit,planifikimi i shtatëzanisë,dmth,kontrollë të mire të sheqerit në gjakë,minimum 6 muaj para se të bëhet planifikimi i shtatëzanisë,por duhet kontrolluar edhe yndyrën   dhe shtypjen e gjakut. Me këto masa paraprake dhe  me një planifikim  paraprak zvogëlohet numri i aborteve të cilat janë tipar i diabetit”, tha Irfan Ameti, Endokrinilog.
 
Paraqitja e diabetit të tipit dy mund të parandalohet prej 60 deri 70 % nëse ndryshohet stili i jetës, konsumohet ushqim cilësor, zhvillohen aktivitete sportive dhe lorgohet stresi thekson Dr.Ameti,  me rastin e shënimit të ditës së luftës kundër sëmundjes së diabetit e cila po mer permasa të mëdha.
 
SEVDIJE METAJ ZYBERI