Maqedoni

Kontrolle të repta nga MPB dhe DAP, mbyllen disa klube te natës dhe arrestohen 26 persona

19.11.2017 17:17

Njëzet e gjashtë persona janë arrestuar, ndërsa janë lëshuar ndalesa për punë për 19 objekte hotelierike në Tetovë dhe Gostivar...

Njëzet e gjashtë persona janë arrestuar, ndërsa janë lëshuar ndalesa për punë për 19 objekte hotelierike në Tetovë dhe Gostivar, gjatë kontrollit që e kanë zbatuar policia, DAP dhe Inspektorati shtetëror i tregut në 31 objeke në këto rajone.
 
Aksioni u zbatua edhe në rajonin e SPB Manastir, por nuk janë konstatuar shkelje më serioze të ligjeve. Në rajonin e SPB Veles, megjithatë gjatë alko-testimit të 232 shoferëve, u konfirmua prania e alkoolit te 29 prej tyre. 
 
"Gjatë kontrollit janë arrestuar 26 persona, 16 shtetas të Maqedonisë për shkak të posedimit të drogës narkotike dhe mospasjes së dokumenteve për identifkim personal dhe dhjetë shtetas të huaj, nëntë nga Serbia dhe një nga Mali i Zi për shkak të keqpërdorimit të qëndrmit turistik dhe jo të rregullt në RM", tha Llaze Velkovski, drejtori i byrosë për siguri publike.
 
Në lidhje me aksionin e MPB-së dhe DAP-it, ka reagruar  VMRO-DPMNE-ja, e cila I akuzon këto institucione për keqpërdorim, me qëllim që të merren paratë nga pronarët e objekteve hotelierike.
 
“Vonë mbrëmë cak ishin disa lokale në Prilep dhe Manastir të cilët nuk kanë lidhje ose nuk e kanë paguar dikë nga kryesia lokale e LSD-së. Kush u telefonoi për kontrollet atyre të cilëve nuk u shqiptuan gjoba? Sa para marrin Zaevi dhe Viceja për një telefonatë të këtillë?" , thuhet në njoftimin e partisë opozitare. 
 
Nga VMRO-DPMNE konfirmojnë se përmes aksioneve të javës së kaluar dhe këtyre të fundit u dërgohet mesazh hotelierëve se duhet ta angazhojnë agjencinë e sigurimeve “Omerta”
 
Ata paralajmërojnë se kur të kthehen në pushtet do t’i hetojnë të gjitha pretendimet për abuzim të krerëve të MPB-së dhe DAP-it, Oliver Spasovski dhe Sanja Llukarevska. Një javë më parë në një aksion të koordinuar policor bashkë me inspektorët nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Tregut, u kontrollua puna e 24 objekteve hotelierike në Shkup, nga të cilat 13 u mbyllën për shkak të parregullsive të vërtetuara.
 
FARIJE DAUTI BAKIU