Maqedoni

Vizita e komesionerit Han, Musliu: Mesazh të qartë për zbatimin e reformave

19.11.2017 17:28

Maqedonia nuk ka kohë dhe luksin për tu futur në telashe dhe tensione të reja midis subjekteve politike dhe se është koha e fundit për t’iu qasur reformave...

Ky do të jetë mesazhi i qartë i komesarit Han gjatë qëndrimit të tij në Shkup javën që vjen, vlerson analistiu politik Albert Musliu. Ai do të përpiqet edhe të inkurajuar forcat politike për dijalog midis tyre në Paris  në kuadër të  inicijativës së eurodeputetëve javë më parë.
 
“Prej komesarit Han mund të presim një refleksion lidhur me procesin zgjedhorë, por gjithsesi mund të presim edhe inkurajim të padyshimtë të KE-së për proceset e refomave të cilat e presin Maqedoninë dhe të cilat relativisht kan qenë të ngadalsuara për shkak të ciklit zgjedhorë të cilin sapo e kaluam. Nga ana tjetër mendoj se komesari Han do të tentojë edhe në nevojën e dijalogut ndërmjet subjekteve politike pozitë-opozitë ta inkurajojë e që do të jetë në vazhdën edhe ë inicijativës të disa eurodeputetëve për thirrjen e përfaqësuesve politik të maqedonisë edhe në Paris”, tha Albert Musliu, analist politik.
 
Musliu gjithashtu pret që komesari Han të jetë më preciz lidhur me reformat dhe nëse të njejtat zbatohen ne afatin e përcaktuar dhe me cilsinë e duhur mund të paralajmërojë rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave me BE-në.
 
“Nëse ato refoma zbatohen nëse ato rekomandime në një afat të cilin e ka marrë edhe qeveria si përgjegjësi atëherë mendoj se do ta kenë edhe politikanët tanë edhe qeveria lloj garance se nëse ajo ndodh në afatin e duhur dhe kualitetin e duhur se rekomandimi i tyre për fillimin e negociatave do të jetë i pakushtëzuar”, tha Albert Musliu, analist politik.
 
Vizitën në Shkup, eurokomisioneri Han e paralajmëroi javën e kaluar në Tuiter pas takimeve në Bruksel me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov.
 
NAIM RAMADANI