Maqedoni

Germinger: Qeveria, prioritet kthimin e besimit në institucione

19.11.2017 17:45

Qeveria e re duhet të ketë prioritet kthimin e besimit në institucione, rrespektivisht reformat në gjyqësi, polici, lirinë e mediave dhe rolit të parlamenti..

Qeveria e re duhet të ketë prioritet kthimin e besimit në institucione, rrespektivisht reformat në gjyqësi, polici, lirinë e mediave dhe rolit të parlamentit, deklaroi Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Tomas Germinger në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
 
Sipas tij këto reforma nuk mund të ndodhin brenda natës sepse reformat rrënjësore kërkojnë mes tjerash vullnet të fortë politik.
 
“Dua t’i potencoj reformat në gjyqsor, reformat në administratën gjyqësore, profesionalizimi i policisë, lirinë e mediave dhe rolit të Parlamentit. Me ndihmën ndërkombëtare, përfshi edhe OSBE-në, Qeveria patjetër të kthej besimin ne institucione dhe të forcojë proceset demokratike. Theks të veçantë duhet kushtuar gjyqësorit të pavarur dhe sundimit të së drejtës”, tha Tomas Germinger, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së.
 
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Tomas Germinger procesin zgjedhorë e vlerëson si demokratik, duke shtuar se ODIHR do të sjell raport përfundimtar duke përfshi edhe rekomandimet në të me qëllim që t’i ndihmojë Maqedonisë që edhe më shumë ta përmirësojë procesion zgjedhorë ashtu siç parashikon OSBE dhe si obligojnë standardet tjera ndërkombëtare. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU