Botë

Zgjedhjet lokale në Kosovë, mbahet raundi i dytë i votimit

19.11.2017 18:05

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në përmbylljen e kutive të votimit nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë...

Nga 38 komuna të Kosovës pas rezultateve të 22 tetorit, 19 nga to kanë shkuar në balotazh. Mediat në Kosovë raportojnë se procesi zgjedhor është i qetë dhe se nxitjet për të votuar nuk kanë munguar.

Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka njoftoi se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe se janë marrë që të gjitha masat që procesi i balotazhit të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit.