Deputeti Grubi në konferencë për Ballkanin Perëndimor në PE
Kryetari i Komisionit kuvendor për çështje evropiane, Artan Grubi...

Kryetari i Komisionit kuvendor për çështje evropiane, Artan Grubi, sot në Parlamentin Evropian do të marrë pjesë në Tryezën e rrumbullakët me temë: perspektiva rajonale e procesit eurointegrues të vendeve nga Ballkani Perëndimor".
Në konferencë, Grubi do të mbajë fjalim para anëtarëve të Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian - AFET dhe para përfaqësuesve të parlamenteve kombëtare të vendeve-anëtare të Republikës së Maqedonisë drejt BE-së".
Gjatë vizitës në Bruksel, siç kumtoi Komisioni kuvendor, Grubi do të ketë takime me kolegët e tij nga rajoni, me kolegët nga PE-ja, dhe do të ketë takime të ndara me raportuesit dhe raportuesit nën hije për Republikën e Maqedonisë, ndërsa do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të KE-së.
