Qarkullimi nëpër rrugë të lagështa, dëborë e dobët në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Strazhë

20.11.2017 10:02

Qarkullimi rrugor po zhvillohet pa probleme nëpër rrugë të lagështa.....

Qarkullimi rrugor po zhvillohet pa probleme nëpër rrugë të lagështa. Reshje dëbore të lehtë ka në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Strazhë, kumtoi LAAM.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga data 15 nëntor ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve të dimrit në automjete, pavarësisht kushtet e motit, Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars  të vitit 2018.