Qyteti i Shkupit do të debatojë për masat kundër ndotjes së ajrit

20.11.2017 10:16

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot në seancë do të debatojë për masat afatshkurtra....

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot në seancë do të debatojë për masat afatshkurtra për uljen e ndotjes së ajrit në rajonin e qytetit.

Masat kanë të bëjnë me ndalesën e lëvizjes së automjeteve deri në Vodnon e Mesme dhe për transportin publik falas në ditët kur është tejkaluar pragu i substancave të ndotjes në ajër.

Ndalesa për automjete deri në Vodnon e Mesme, sipas paralajmërimeve, duhet që të vendoset këtë uikend. Planifikohet vendosja e dy linjave provë të autobusëve, respektivisht linjën nr. 25 deri në Vodnon e Mesme dhe linjën me nr.28 deri në parkingun tek manastiri "Shën Pantejlemoni".

Vendimi për ndalimin e automjeteve deri në Vodnon e Mesme, siç deklaroi para pak kohësh kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, pason pas  ankesave të qytetarëve në rrjetet sociale.

Transporti publik falas do të vendoset në ditët kur tejkalohet pragu alarmues i substancave ndotëse në ajrin ambiental në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në këtë rast, kryebashkiaku me vendim do të konfirmojë kohëzgjatjen e transportit publik falas. Mjetet për transportin publik falas do të sigurohet nga Buxheti i Qytetit të Shkupit.