Maqedonia pjesë e Javës Evropiane për Zvogëlimin e Mbeturinave

20.11.2017 10:36

Maqedonia përfshihet në shënimin e Javës Evropiane për Zvogëlimin e Mbeturinave....

Maqedonia përfshihet në shënimin e Javës Evropiane për Zvogëlimin e Mbeturinave më kuadër të së cilës nga 20 deri më 26 nëntor do të organizohen qindra ngjarje në mbarë Evropën.

Java evropiane për zvogëlimin e mbeturinave është nismë e orientuar drejt promovimit të dialogut dhe aktiviteteve për ngritje të ndërgjegjies për menaxhim të qëndrueshëm me resurse dhe menaxhim me mbeturinat, e cila inkurajon spektër të gjerë të pjesëmarrësve (autoritete publike, kompani private, shoqëri civile) dhe inicon përfshirje të tyre në program.

Si pjesë e participimit të Maqedonisë në Javën Evropiane për Zvogëlimin e Mbeturinave, sot në BE Info qendrën në Shkup do të mbahet debati "A i selektojmë mbeturinat në shtëpitë tona".