Presidenti Meta për vizitë zyrtare në Shkup, takimi tet-a-tet Ivanov- Meta

20.11.2017 12:22

Për një vizitë zyrtare dyditëshe në Maqedoni po qëndron presidenti shqiptar, Ilir Meta...

Për një vizitë zyrtare dyditëshe në Maqedoni po qëndron presidenti shqiptar, Ilir Meta. Vizita e tij në Shkup po realizohet me kërkesë të presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov.

Ivanov dhe Meta do të kenë takim tet-a-tet në vilën presidenciale  ne Vodno, ku është parashikuar takim plenar i delegacioneve të dy vendeve. Për përmbajtjen e bisedimeve presidentët Ivanov dhe Meta planifikojnë pres konferencë të përbashkët.

Presidenti i Shqipërisë do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin.