Kosovë - zgjedhjet lokale, KQZ: Dalja 40%, VV dhe LDK fitojnë më shumë komuna
Të dielën në Kosovë u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale...

Të dielën në Kosovë u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, LDK ka marrë gjithsej 8 komuna dhe është fituese në numër më të madh të komunave, AAK - 7 komuna, që do të thotë 4 më shumë se mandatin e kaluar, PDK ka fituar vetëm 5 komuna dhe Vetëvendosja 3, duke përfshirë këtu Prishtinën ku ishte dhe lufta më e ashpër të cilën e fitoi Shpend Ahmeti.
Pas shumë vitesh qeverisje të partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, rezultatet nxorën fitues kandidatin e Vetëvendosjes në këtë komunë.
NISMA dhe AKR kanë fituar nga një komunë. Ndërsa dy komuna do të qeverisen nga kandidatë të pavarur.
Zgjedhjet janë vlerësuar në përgjithësi të qeta edhe pse nuk mungoi ndonjë parregullsi si ato të raundit të parë të natyrës së votimeve familjare apo përpjekjes për votim të dyfishtë.
Pjesëmarrja ishte rreth 40%, që do të thotë edhe më e ulët se në raundin e parë të 22 tetorit. Monitoruesit ishin përfaqësues nga subjektet politike, nga ambasadat e akredituara në Kosovë, organizatat joqeveritare, si dhe vëzhgues nga Bashkimi Europian.
Tashmë pas balotazhit që të dhjetë komunat me shumicë serbe drejtohen nga Lista Serbe, që gëzon mbështetjen e Beogradit.
