Berlin, dështojnë negociatat për qeverisje, kancelarja Merkel shpreh keqardhje
Kancelarja, Angela Merkel, shprehu keqardhje për shkak të mossuksesit....

Kancelarja, Angela Merkel, shprehu keqardhje për shkak të mossuksesit të negociatave për përbërjen e koalicionit qeveritar në Gjermani.
Ajo deklaroi se sot do të takohet me presidentin, Frank Valter-Shtajnmaer, të cilin do ta informojë se nuk ka arritur të dakordohet për koalicionin qeveritar me Demokratët e lirë dhe Të gjelbrit.
Vendimi i Merkelit që të takohet me shefin e shtetit, i cili ka kompetencë të konvokojë zgjedhje të reja, me siguri është shenjë se ajo nuk do të tentojë të kryesojë qeveri të pakicës me Të gjelbrit.
Paraprakisht, lideri i Demokratëve të lirë, Kristian Lindner, deklaroi se ata tërhiqen nga negociatat, duke theksuar se “më mirë është të mos qeveriset, sesa të qeveriset keq”.
Ai shtoi se ishte e pamundur të gjendet bazë e përbashkët për negociata për përbërjen e të a. q. koalicioni “Jamajka”.
