Maqedoni
Java e përkujdesjes së të moshuarve, përkujdes për të moshuarit në qendra ditore
20.11.2017 14:11
Nëpërmjet qendrave ditore për të moshuar, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale...

Nëpërmjet qendrave ditore për të moshuar, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Kryqi i Kryq i Maqedonisë dhe Fondacioni Albis, përkujdesen që të moshuarit të jenë sa më aktivë dhe të përfshirë në shoqëri.
Kjo u tha në kuadër të javës për përkujdesje ndaj personave të moshuar, që shënohet tradicionalisht në Maqedoni.
“Ministria ka 12 qendra për të moshuar në qytete të ndryshme të vendit. Një pjesë e tyre janë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, ndërsa pjesa e mbetur nuk janë në bashkëpunim me kryqin e Kuq. E shqyrtojmë mundësinë që programi që implementohet në qytetin e Shkupit nga Kryqi i Kuq, të zgjerohet në tërë vendin, pasi në rajon kemi shembuj pozitivë. Ndërsa edhe në Shkup kemi praktikë të mirë, ku kemi pleqëri aktive, pasi personat e moshës së tretë janë përfshirë në aktivitete shoqërore, u ndihmojnë grupeve tjera të qytetarëve, por ata kujdesen edhe për shëndetin e tyre”,- deklaroi Milla Carovska nga MPPS.
“Qendrat ditore për të moshuar të Kryqit të Kuq paraqesin vendin ku njerëzit e moshës së tretë i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme sociale. Presim deri në fund të vitit 2018, 250 shfrytëzues këto shërbime t’i kenë në dispozicion. Ndërsa në kuadër të qendrave ditore për të moshuar, numri prej 300 personave që i vizitojnë këto qendra presim të rritet në 500”,- u tha nga Kryqi i Kuq.
Me përkujdesjen ndaj të moshuarve në vend merren edhe 30 shtëpi për të moshuar, prej të cilave 5 janë me karakter publik, ndërsa 25 tjera janë private.
GYLTENE SINANI
