Grabitet një pikë karburanti në rrugën Strugë – Veleshtë

20.11.2017 15:00

Një pikë karburanti në rrugën rajonale Strugë - Veleshtë...

Një pikë karburanti në rrugën rajonale Strugë - Veleshtë, në vendin e quajtur "Moroishki most", është grabitur në mëngjesin e sotëm rreth orës katër ku nga të punësuarit janë marrë 32.400 denarë.

Vjedhjen e kanë kryer tre persona të maskuar prej të cilëve dy kanë qenë të armatosur me pistoleta. Ata ua kanë marrë çantat të dy të punësuarve  në të cilat kanë pasur para nga qarkullimi ditor.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.