Gjermani, dështon formimi i koalicionit qeveritar
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dështuar ta formojë koalicionin qeverisës të partisë së saj CDU...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dështuar ta formojë koalicionin qeverisës të partisë së saj CDU, me Partinë e të Gjelbërve dhe me partinë probiznesore, Demokratët e Lirë (FDP). Kjo ka aktualizuar mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të reja parlamentare në Gjermani. Christian Lindner, shef i FDP-së, tha mbrëmë vonë se negociatat kanë dështuar për shkak të mosbesimit ndërmjet palëve në negociata.
“Më mirë është që të mos qeveriset, se sa të qeveriset keq”,- tha Lindner. Merkel ka shprehur keqardhje për vendimin e FDP-së që të tërhiqet nga bisedat për formimin e koalicionit.
“Ne besuam se ishin në rrugë të mirë, ku do të ishte e mundshme arritja e një marrëveshjeje”,- u tha Merkel gazetarëve në Berlin. Nga ana tjetër, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka deklaruar se tani për tani nuk është i gatshëm të shpall zgjedhje të parakohshme.
