Maqedoni
Ivanov propozon për anëtarë të kushtetueses Darko Kostadinovskin dhe Osman Kadriun
20.11.2017 17:55
Presidenti, Gjorge Ivanov, ka propozuar Darko Kostadinovskin dhe Osman Kadriun për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese...

Në pajtim me autorizimet kushtetuese të presidentit, propozimet për dy gjyqtarët e rinj në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar në Kuvend, kanë konfirmuar nga Kabineti i shefit të shtetit.
"Presidenti Ivanov, si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, u jep përparësi cilësisë dhe profesionalizmit të personave të cilët i propozon. Presidenti i Maqedonisë beson se me propozimin e dr. Darko Kostadinovskit dhe dr. Osman Kadriut, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë do të fitojë gjyqtarë të cilët më me përgjegjësi do ta ushtrojnë funksionin gjatë mandateve të tyre",- thonë nga kabineti presidencial.
Kostadinovski dhe Kadriu duhet të vijnë në vendin e gjykatëseve, Natasha Gaber - Damjanovska dhe Gëzime Starova, të cilave mandati u skadoi në tetor të këtij vitit.
