Botë

Ankara, urdhër arrest për 107 mësimdhënës

20.11.2017 18:32

Autoritetet turke kanë dhënë urdhër arrest për 107 mësimdhënës të cilët janë të dyshuar për lidhje me Fetullah Gjylenin...

Pas dhënies së urdhrave, në Ankara janë arrestuar 51 mësimdhënës, ndërsa siç theksojnë mediat, operacioni për arrestimin e mësimdhënësve të tjerë vijon akoma. Paraprakisht mësimdhënësit janë suspenduar nga vendet e punës. 
 
Gylenin, i cili jeton në ShBA, Ankaraja zyrtare e akuzon për organizimin e tentimit për grusht shtet të vitit të kaluar.