Maqedoni

Disa pjesë të Karposhit, Shuto Orizares dhe disa fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike

20.11.2017 19:39

Shfrytëzuesit nga vendbanimi Jurumleri dhe fshati Lisiçe e Poshtme nesër prej orës 8:15 deri në orën 10:30 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike...

Prej orës 8:30 deri në orën 11:00, pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Nerez në afërsi të Etno Fshatit, një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Krushopek i Epërm, si dhe Vodno e Mesme - RTV përçuesit, ndërsa prej orës 9 deri në orën 13 edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga "Devol" në komunën e Karposhit.
 
Në periudhën prej orës 9 deri në orën 15, pa furnizim me energji elektrike  do të mbeten edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga "Bërsajçka Buna" në komunën e Shuto Orizarit, prej orës 10 deri në orën 10:30, shfrytëzuesit nga rruga "Korushka" nr.2 dhe nr 4 në komunën e Karposhit, ndërsa prej orës 12 deri në orën 15 një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Kuçevishtë.
 
Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e intervenimeve të caktuara teknike në rrjetin elektrik për distribuim nga ana e ekipeve të "EVN Maqedoni" SHA./Mia