Lika dhe Meta vizitojnë Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit

21.11.2017 09:30

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për sistem politik, Hazbi Lika....

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për sistem politik, Hazbi Lika sot në Manastir do të marrë pjesë në hapjen e Tribunës Shkencore organizuar me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit.

Në hapjen e Tribunës do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ndërkaq gjatë qëndrimit në Manastir, zëvendëskryeministri Lika dhe presidenti Meta do të vizitojnë edhe Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit