Vazhdon gjykimi për biznesmenin, Sead Koçan
Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seanca për lëndën e Prokurorisë Speciale Sublike “Trust”....

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seanca për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Trust”. Në “Trust”, i dyshuari i parë është biznesmeni, Sead Koçan, ndërsa janë akuzuar edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, mes të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it.
Në seancën e fundit, prokurorët e PPS-së e kanë parashtruar akuzën dhe kërkuan nga Gjykata në bazë të dëshmive të parashtruara, që të akuzuarit të shpallen fajtorë. Sead Koçan, megjithatë, u deklarua i pafajshëm për akuzat që kundër tij i ka parashtruar Prokuroria Speciale Publike, ndërsa faj para Gjykatës nuk pranuan as i akuzuari i dytë, Vasilije Aviroviq, dhe i akuzuari i tretë, Safet Vatiq.
Prokurori i PPS-së, Gavrill Bubevski, elaboroi se të akuzuarit Koçan, Aviroviq dhe Vatiq, si dhe firmat “Transmet”, “Sileks nemetali” dhe “Vato”, nën pretekstin e biznesit të suksesshëm, me mashtrim të rëndë, kanë keqpërdorur 17 milionë euro, para të qytetarëve. Prona e tyre, sipas tij, ka qenë që në mënyrë të pandershme të fitohet tender i ShA “ELEM” dhe me dokumentacion të falsifikuar të fitohet puna.
Sipas dëshmive që do t’i prezantojë PPS, tha Bubevski, do të dëshmohet se me një grumbull të dokumenteve të rrejshme janë shkelur parimet e konkurrencës së shëndoshë dhe janë shkelur rregullat e furnizimeve publike.
Mbrojtja e të akuzuarve vlerëson se ata janë akuzuar pabazë, se dëshmitë dhe ekspertiza, të parashtruara nga PPS janë jorelevante dhe se rreth këtij rasti po ngrihet “famë mediale”.
