Rasti “Treqind”, anulohet seanca
21.11.2017 10:01
U anulua seanca per rastin 300, i akuzuari Gjoko Popovski nuk u paraqit në gjykatë....

U anulua seanca per rastin 300, i akuzuari Gjoko Popovski nuk u paraqit në gjykatë. Seanca e sotme u anulua me kerkese te avokateve te tij mbrojtes per arsye shendetesore.
Avokatët gjithashtu kane dorezuar edhe dokumentacion mjekësor me të cilin vërtetohet pushimi mjekësor, si mbulese per te arsyetuar anulimin e séances. Prokurorja Fatime Fetai tha se në dokument nuk theksohet se deri kur Popovski do të qëndrojë në pushim mjekësor. Ndërkohë që sërish ka kërkuar ekspert që të kontrollojnë dhe vërtetojnë dokumentacionin dhe kërkesat rreth pushimit mjekësor të Popovskit.
