Seanca të katër komisioneve kuvendore

21.11.2017 09:22

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet....

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për mbrojtje dhe siguri, për çështje evropiane, për politikë të jashtme dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri do të debatojë për Propozim vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqeruajtës të BE-së "Altea" në Bosnjë e Hercegovinë.

Në rend dite të Komisionit për çështje e evropiane është Propozim-ligji për masa restriktive, në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit juridiko-ligjdhënës do t'i shqyrtojnë të gjitha vendimet ligjore, të cilat janë në rend dite të këtyre komisioneve kuvendore.