Dështimi i formimit të qeverisë, Angela Merkel, preferon zgjedhje të reja
Pas dështimit të bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës....

Pas dështimit të bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës, per kancelaren gjermane merkel eshte me mire qe ne Gjermani te mbahen zgjedhje te reja.
Ajo po ashtu tha se nuk sheh arsye për të dhënë dorëheqje nga posti, pavarësisht dështimit të negociatave. Liberalët e Partisë Demokratët e Lirë janë tërhequr nga bisedimet me bllokun demokristian të Merkelit dhe Partinë e Gjelbër. Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u ka bërë thirrje palëve “të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre”.
Steinmeier kërkoi nga to që të bëjnë kompromise për, siç tha, “mirëqenien” e Gjermanisë. Merkel përballet me sfidën më të madhe në 12 vjet si kancelare.
“Rruga për formimin e qeverisë po del më e vështirë seç e kemi menduar”, tha Merkel për transmetuesin ARD.
Ajo tha se është “shumë skeptike” për një qeveri të pakicës dhe shtoi se “zgjedhjet e reja do të ishin rruga më e mirë”.
