Shekerinska për vizitë zyrtare në Kroaci

21.11.2017 10:10

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Skekerinska prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare....

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Skekerinska prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kroacisë, me ftesë të kolegut të saj kroat, ministrit Damir Kërstiçeviq.

Gjatë vizitës, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska do të takohet me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar - Kitaroviq.

Ministrja Shekerinska në Kuvendin kroat do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit kuvendor për mbrojtje, Igor Dragovan, do ta vizitojë Komandën e forcave speciale të forcave të armatosura kroate dhe do të mbajë ligjëratë në Shkollën ushtarake kroate.