Pa energji elektrike disa pjesë të Karposhit dhe Studeniçanit

21.11.2017 11:56

Pa energji elektrike nesër do të jenë konsumatorët e një pjese të komunave Karposh, Kisella Vodë, Saraj dhe Studeniçan...

Pa energji elektrike nesër do të jenë konsumatorët e një pjese të komunave Karposh, Kisella Vodë, Saraj dhe Studeniçan, kumtuan nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza.

Në periudhën prej orës 08:30 e deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë një  pjesë e konsumatorëve të rrugës Studeniçan në komunën e Kisela Vodës, si dhe një pjesë e konsumatorëve të fshatit Shishevë në komunën e Sarajit.

Ndërprerja në furnizimin me energji elektrike në periudhën prej orës 08:30 e deri në orën 12:00, do të kenë konsumatorët e rrugës Nikolla Parapunov nr.3 dhe nr.5. në komunën e Karposhit.

Pa  energji elektrike gjatë periudhës nga ora 09:00 e deri në orën 15:00, do të jenë konsumatorët e rrugëve 1, 6 dhe 7 në fshatin Batincë në komunën e Studeniçanit.