Janë parashtruar 90 amendamente për ligjin për përdorim të gjuhëve

21.11.2017 12:53

Gjithsej 90 amendamente janë parashtruar në Propozim-ligjin për përdorim të gjuhëve....

Gjithsej 90 amendamente janë parashtruar në Propozim-ligjin për përdorim të gjuhëve deri te Komisioni për çështje evropiane në Kuvend deri në përfundim të afatit.

Më shumë amendamente, 84 ka parashtruar VMRO-DPMNE opozitare, LSDM katër dhe BESA dy.

Seanca e Komisionit për çështje evropiane, në të cilën do të shqyrtohen amendamentet, është caktuar për nesër në orën 15, ndërsa duhet të zgjatë tre ditë.

Edhe VMRO-DPMNE edhe LSDM edhe BESA pas përfundimit të debatit të përgjithshëm të propozim-tekstit paralajmëruan amendamente.