Maqedoni
“Reformat në gjyqësor - Pribe 1- Pribe 2 dhe pastaj”, Nikollovska: vullnet ka, nevojitet kohë për reforma
21.11.2017 17:24
Reformat në gjyqësor nuk mund të bëhen për një kohë të shkurtër...

Shteti i kapur ka qenë për shumë vite, që po të dëshirojë që diçka të bëhet është e pamundur, megjithatë ka vullnet dhe entuziazëm për të punuar nga të gjitha anët gjatë një procesi më të gjatë.
Kështu vlerësoi kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe ish-gjykatësja në Gjyqin Europian, Margarita Caca – Nikollovska, gjatë prezantimit të raportit “Reformat në gjyqësor - Pribe 1 - Pribe 2 dhe pastaj”.
Sipas saj, problemi më i madh është në Këshillin Gjyqësor dhe tek disa prej gjyqtarëve që merren me raste.
“Problemi është se në një mënyrë ka pengesë të madhe në vlerësimin se kush dhe si është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme. Këto gjëra nuk mund të zgjidhet shpejt. Mendoj se me zgjedhjen e prokurorit publik të shtetit do të ketë hapësirë për reagim më të madh dhe inicim dhe ngritje eventuale të procedurave të përshtatshme, si nga prokuroria dhe nga organet e tjera, duke përfshirë edhe shoqatën e gjyqtarëve, e cila mori përsipër të reagojë nga brenda”,- tha ish-gjykatësja, Margarita Caca – Nikollovska.
Sipas Mirosllav Draganovit nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, transparenca e Këshillit Gjyqësor filloi të rritet nga qershori i vitit 2016.
Ndërkaq Zoran Draganovski nga Shoqata e Juristëve të Rinj u fokusua në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Europiane dhe monitorimin e grupit midis resoreve që është e angazhuar për monitorimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore kundër RM-së.
“Edhe pse në raportin e Pribesë është sugjeruar që të rriten aktivitetet e grupit midis resoreve, vërejmë se ato janë zvogëluar”,- u shpreh Zoran Drangovski nga ShJRM.
“Sa i përket Këshillit të Prokurorëve Publikë, mund të konkludojmë se nga qershori i vitit 2015 deri më 30 shtator 2017 janë zgjedhur tre gjykatës në Prokurorinë Publike të Maqedonisë, katër në Prokurorinë e Lartë, 15 prokurorë janë zgjedhur në Prokurorinë Themelore Publike për parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”,- theksoi Mirosllav Draganov nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.
Ndërkaq, Iva Conevska nga Instituti për Politikë Europiane tha se gjatë monitorimit është vërejtur përmirësim i cilësisë së trajnimeve në Akademinë për Prokurorë Publikë.
Ky organ ka marrë 30% më shumë mjete financiare gjatë vitit 2016 në raport me vitin 2015, por që nuk mjafton, tha ajo.
Raporti i parë i monitorimit "Reforma Gjyqësore - nga Pribe 1 në Priebe 2 dhe pastaj" u zhvillua në kuadër të projektit "Veprimi i Përbashkët për reforma urgjente gjyqësore", që u zbatua nga Instituti i të Drejtave të Njeriut, në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj dhe Institutin për Politikë Europiane.
NAIM RAMADANI
