Maqedoni

Shilegov: të enjten fillon pastrimi gjeneral i Shkupit

21.11.2017 17:40

Të enjten fillon pastrimi gjeneral i Qytetit të Shkupit, paralajmëron numri një i kryeqendrës, Petre Shilegov...

Kjo, sipas tij, do të ndikonte edhe në uljen e ndotjes së ajrit, që, siç tha ai, vjen edhe si pasojë e pluhurit që është në rrugët e qytetit që nuk janë pastruar me vite.
 
“Nga e njëjta fillojmë me aksionin e madh për pastrimin e qytetit. Ky pastrim gjeneral që moti nuk ka ndodhur në Shkup. Qyteti në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale angazhojnë qindra persona të papunë të cilët së bashku me ndërmarrjet kompetente publike do ta zbatojnë këtë aksion pastrimi. Kjo është njëra nga masat afatshkurta që po merret këtë dimër. Është evidente niveli i ndotjes së ajrit, i cili vjen edhe si pasojë e pluhurit që është nëpër rrugë e që nuk është i pastruar me vite. Planifikojmë këtë pluhur ta mënjanojmë nga rruga. Në secilën komunë me tërë mekanizmin së bashku me ndërmarrjet publike dhe personat e angazhuar do të pastrojnë në ditë të caktuara. Fillojmë nga Buteli, për të vazhduar nëpër komunat tjera të qytetit, nga një ditë apo dy nëpër secilën komunë varësisht nga madhësia”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.