Iran, presidenti Rohani shpalli fundin e ISIS-it
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, shpalli fundin e grupit militant “Shteti Islamik”...

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, shpalli fundin e grupit militant “Shteti Islamik” gjatë një fjalimi të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror iranian.
"Do të doja të shpreh mirënjohjen time për luftëtarët për Islamin, diplomatët iranianë, Qeverinë iraniane dhe njerëzit e saj, liderin suprem (Ajatollah Ali Khamenei), forcat e armatosura, popullin iranian, popullin irakian, popullin sirian, popullin libanez për fundin e një grupi që nuk solli asgjë, përveç së keqes, dëmtimit, shkatërrimit, vrasjeve dhe egërsisë",- tha Rohani.
"Është fundi i një grupi terrorist që është ushqyer, armatosur dhe financuar nga fuqi të mëdha dhe disa vende konservatore në rajon",- shtoi ai.
