Botë

Mugabe, dorëhiqet nga posti i presidentit të Zimbabve

21.11.2017 19:32

Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe, ka dhënë dorëheqje pak pasi parlamenti filloi procesin e shkarkimit, për t’i dhënë fund qeverisjes së tij katërdekadëshe...

Mugabe kishte refuzuar të japë dorëheqje javën e kaluar edhe pas ndërhyrjes ushtarake dhe shkarkimit nga partia e tij.

Roberg Mugabe kishte qenë në arrest shtëpie që nga java e kaluar, ndërsa po zhvilloheshin bisedime për largimin e tij.

Ai ka qenë në pushtet që nga pavarësia e vendit në vitin 1980.