Botë
Gjermani, Steinmeier përpiqet të zgjidh krizën politike
21.11.2017 20:01
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, po përpiqet të tejkalojë krizën për formimin e qeverisë pas dështimit të negociatave për koalicionin qeverisës...

Steinmeier ka thirrur në takim liderët politikë që të përcaktojë nëse ka ndonjë shans për ripërtëritjen e negociatave për formimin e koalicionit trepalësh, nën udhëheqjen e kancelares, Angela Merkel.
Të dielën në mbrëmje, liberalët e Partisë Demokratët e Lirë janë tërhequr nga bisedimet me bllokun demokristian të Merkelit dhe Partinë e Gjelbër.
Merkel ka deklaruar më pas se preferon zgjedhje të reja. Ajo ka thënë se është “shumë skeptike” për një qeveri të pakicës dhe ka shtuar se “zgjedhjet e reja do të ishin rruga më e mirë”.
