Botë

Trump dhe Putin diskutojnë në telefon “çështjet e nxehta” botërore

21.11.2017 21:17

Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Donald Trump ka folur në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin...

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë telefonatës u fol për Sirinë, Iranin, Korenë e Veriut dhe Ukrainën.
 
Presidentët Trump dhe Putin folën jozyrtarisht disa herë javën e kaluar kur morën pjesë në një takim të nivelit të lartë në Vietnam. Ata ranë dakord mbi një numër parimesh për të ardhmen e Sirisë.
 
Biseda e sotme vjen një ditë pas një takimi të Presidentit Putin me presidentin sirian Bashar Assad. Zoti Putin e priti Assadin në një vendpushim të Detit të Zi në prag të një samiti që zhvillohet këtë javë me pjesëmarrjen e Rusisë, Turqisë dhe Iranit./Ora News