Botë

12-vjeçarja gjendet e vdekur brenda shtëpisë

21.11.2017 21:51

Një vajzë 12-vjeçare është gjetur e vdekur brenda shtëpisë së saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gloucester të Britanisë së Madhe...

Policia ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet, por tha se nuk e trajtojnë vdekjen e vajzës si rast të dyshimtë.
 
Policia britanike u njoftua nga ambulanca, që raportoi se 12-vjeçaren e gjetën të vdekur në shtëpi kur ata mbërritën.
 
Trupi i pajetë i vajzës së mitur do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. /tvklan.al