Xhaferi uron 109 vjetorin e Alfabetit Shqip

22.11.2017 10:45

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e 22 Nëntorit....

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi ka uruar shqiptarët me rastin e 22 Nëntorit - Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

"Alfabeti, gjuha dhe shkrim-leximi janë shumë më shumë se vetëm mjet komunikimi, ato janë vlerë në vete, mbrojtës i traditës dhe identitetit kombëtar. Në nëntor të vitit 1908, në Kongresin e Manastirit, u kodifikua alfabeti shqip dhe kjo kishte ndikim të rëndësishëm mbi ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe mbi unitetin ndër shqiptarët", thotë Xhaferi në urimin.

Republika e Maqedonisë, shton Xhaferi,  është vend në të cilin kultivohen dhe respektohen dallimet dhe me kultivimin e pasurisë gjuhësore dhe kulturore të të gjithë qytetarëve, ne kontribuojmë kah ruajtja e vlerave të përbashkëta të përhershme dhe ky është investim për një ardhmëri më të mirë të gjeneratave tona të reja.