Tribunë shkencore në Manastir, shënohet 109 vjetori i kongresit të Alfabetit

22.11.2017 11:19

Me aktivitete të shumta po shënohet sod 109 vjetori i kongresit të Alfabetit....

Me aktivitete të shumta po shënohet sod 109 vjetori i kongresit të Alfabetit. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908.

Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Shënimi i këtij përvjetori filloi gjat ditës së djeshme me vizitën e presidentit shqiptar Ilir Meta dhe Zëvendëskryeminsitrit i Maqedonisë Hazbi Lika në Muzeun e Alfabetit, ndërsa më pas u mbajt  edhe Tribunën shkencore kushtuar Kongresit të Alfabetit shqip.

Ndërsa në Muzeun e Alfabetit sod hapet ekspozita me figurat e pjesmarrësve të kongresit të alfabetit dhe në ora 19 në Shtëpinë e Kulturës në Manastir do të mbahet një koncert solemn, i cili do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në TVM2.

Në Akademinë shkencore presidenti Meta dhe zëvendëskryeminsitri Lika theksuan rëndësinë historike që pati kongresi i Alfabetit, i cili i parapriu krijimit të shtetit shqiptar.