Fluturakja e ushtrisë amerikane rrëzohet në detin e Japonisë
Një mjet fluturues i ushtrisë amerikane është përplasur në Oqeanin Paqësor....

Një mjet fluturues i ushtrisë amerikane është përplasur në Oqeanin Paqësor, teksa po fluturonte drejt aeroplanmbajtëses ‘Ronald Reagan’, transmeton Gazeta Metro.
Sipas BBC, aeroplani ose helikopteri që kishte 11 pasagjerë – ushtarë dhe ekuipazh të marinës amerikane – është përplasur në detin e Japonisë teksa po shkonte për të ateruar në aeroplanmbajtësen që gjendet në detin e Filipineve.
Ushtria nuk ka bërë të ditur nëse ka ndonjë të shpëtuar e as shkaqet e aksidentit, por ka thënë që momentalisht është duke punuar që të gjithë anëtarët e familjeve të ekuipazhit të njoftohen për aksidentin.
Marina amerikane kishte humbur 10 anëtarë në muajin gusht, kur aeroplanmbajtësja ‘John McCain’ ishte përplasur me një tanker nafte pranë Singaporit.
